Po luhet ndeshja Gjermani-Serbi, Werner dhe Ljajiq nuk shënuan në portën e hapur

21:56 | 20 Mars 2019

Po luhet ndeshja miqësore në mes të Gjermanisë dhe Serbisë në Wolsfburg.

Serbia është duke fituar 1:0 pas pjesës së parë kundër Gjermanisë.

Luka Jovic i kaloi serbët në epërsi pas 12 minutave lojë, duke shënuar me kokë nga afërsia, raporton Gazeta Express.

Adem Ljajic pati mundësinë ta dyfishojë epërsinë e Serbisë por nuk shënoi në portën bosh.

Por, vetëm pak minuta pas tij, Timo Ëerner dështoi ta barazojë rezultatin për Gjermaninë, duke mos shënuar i vetëm përballë portierit.

Komento: