Po mashtrohen mërgimtarët, deputetja Bajrami ka një kërkesë për Ministrinë e Diasporës

15:12 | 22 December 2018

Shumë mërgimtarë kanë raportuar se kanë rënë pre e shumë kompanive mashtuese.

Depuetetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, po kërkon nga Ministria e Diasporës që të ndihmohen bashkëatdhetarët që të mos bien pre e aviokompanive fantome.

“Çdo vit, çdo sezone, bashkatdhetaret tone po bien pre e krimit te organizuar, po humbin qindra mijera euro per aviobileta nga kompani fantome. Po mashtrohet diaspora jone e cila eshte meritore per çdo gje te mire qe ndodhe ne kete vend”, shprehet Bajrami.

Postimi i plotë i saj:

Te nderuar bashkatdhetare,

Ne kemi nje ministri per diasporen, roli i te ciles duhet te jete pertej vizitave ne kryeqendrat ku ju jetoni dhe recitimit te fjalimeve patriotike te cilat ju kane ardhe ne maje te hundes.

Ministria e Diaspores duhet te merret me problemet e juaja konkrete; duhet te merret me investimet qe i keni te bllokuara, me sigurimin e veturave ne kufi dhe kartonin e gjelbert, me lehtesimin dhe perparsine qe ju duhet ta keni gjate nxjerrjes se secilit dokument pa pasur nevoje te paguani para shtese por edhe me kompanite fantome te cilat qe dy dekada ju shesin bileta me te cilat ju nuk mund te shkoni askund, krim ky i organizuar per te cilin askush nuk eshte ndeshkuar.

Une bej thirrje qe; Ministria e Diaspores te merret seriozisht me kete çeshtje, se bashku me Ministrine e Infrastruktures, me Aviacionin Civil dhe Aeroportin e Prishtines. Urgjentisht te krijohet nje platforme elektronike ku bashkatdhetaret tone mund te verifikojne kompanite prej te cilave blejne aviobileta ose te gjendet forma qe te evitohet çdo keqperdorim ne kete fushe.

Policia dhe organet e drejtesise duhet te punojne ne zbardhjen e ketyre krimeve dhe keqberesit te vihen para drejtesise.

Me te verete eshte e papranushme qe gjera te tilla ju ndodhin motrave dhe vllezerve tone te cilet kursimet e tyre vjeçare i sjellin ketu per te financuar jeten tone.

Komento: