“Po mbahen prej 15 muajsh në paraburgim, janë të pafajshëm”, avokati Konxheli mbron të akuzuarit e vrasjes së policit Lika

11:10 | 23 Korrik 2026
“po-mbahen-prej-15-muajsh-ne-paraburgim,-jane-te-pafajshem”,-avokati-konxheli-mbron-te-akuzuarit-e-vrasjes-se-policit-lika

Në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore në Ferizaj, avokati Musa Konxheli, mbrojtës i të akuzuarit Rilind Murati, deklaroi se klienti i tij dhe të akuzuarit e tjerë po mbahen në paraburgim tashmë 15 muaj, ndonëse, sipas tij, janë të pafajshëm.

Konxheli kundërshtoi pretendimet e prokurorisë dhe kërkoi që gjykata të marrë një vendim të drejtë, duke theksuar se mbrojtja do të vazhdojë të argumentojë pafajësinë e klientit të tij gjatë procesit gjyqësor.

Komento: