“Po mbetemi pa energji elektrike” – shteti i madh vjen me paralajmërimin e frikshëm

22:24 | 11 October 2021

Provinca Liaoning, në pjesën verilindore të Kinës, paralajmëroi sot se situata me mungesën e energjisë elektrike po përkeqësohet.

Kjo po ndodh pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të rritur furnizimin me qymyr dhe për të menaxhuar konsumin e energjisë elektrike në kushtet e krizës energjetike pas pandemisë që po prek shumë vende të botës.

Autoritetet ndërlidhëse ngritën nivelin e paralajmërimit për deficitin e energjisë elektrike në nivelin më të lartë të dytë sot, për herë të pestë në dy javë, duke deklaruar se deficiti mund të arrijë pothuajse 5.0 gigavat (GW), raporton Reuters.

Komento: