Po merr pagë nga rusët dhe nuk po e çel gojën, Ukraina e shpallë “non grata” legjendën e futbollit!

11:05 | 10 Mars 2022

Federata e Futbollit të Ukrainës ka dënuar ish-kapitenin Anatoliy Tymoshchuk, pasi nuk ka reaguar ende ndaj luftës në Ukrainë. I njëjti poashtu vazhdon të punoj për skuadrën ruse, Zenit.

Tymoshchuk konsiderohet si një nga futbollistët më të mëdhenj ukrainas duke mbajtur rekordin për numrin e paraqitjeve, gjithsejt 144 ndeshje me Ukrainën, 33 më shumë se Shevchenko.

42-vjeçari pritet të humbasë statusin e tij legjendar në vendin e tij, pasi nuk u tërhoq nga detyra e tij si ndihmësmenaxher i Zenit.

Federata Ukrainase konsideron se Tymoshchuk ka shkelur rregullat e Kodit të Etikës dhe Fair Play, duke dëmtuar imazhin e futbollit të shtetit.

Federata Ukrainase i ka hequr të gjitha titujt legjendës, dhe ka kërkuar që t’i hiqet çdo titull nderi dhe çmim shtetëror.

Komento: