Një vendim aspak i mirë për tifozët e Serie A , pritet të merret nga autoritetet italiane.
Krejt kjo me qëllim të parandalimit të sjelljeve vulgare.
Sjelljet jo të mira të publikut Italian kanë bërë që shteti të përkujdeset dhe të marrë masa për mbarëvajtjen e kampionatit.
Kryeministri i Italisë ka bërë thirrje që të vendosen rrethoja prej teli si pasojë e sjelljeve të këqija të tifozëve.
Ai gjithashtu ka dhënë si sugjerim që të zhvillohen sa më pakë ndeshje gjatë mbrëmjeve.
“Jam i kënaqur me mënyrën se si shkoi takimi”, ka thënë Salvini pasi mbajti një takim pas incidentit në ndeshjen Inter – Napoli, transmeton lajmi net.
“Dua të fillojë nga numrat. Nuk mund të humbas jetën nga futbolli në vitin 2018 edhe nëse përdoruesi i thikës nuk ka të bëjë me futbollin . Duhet t’i bëjmë tifozët të përgjegjshëm dhe të kuptojnë se ata që veprojnë gabim do të ndëshkohen”, ka thënë tutje ai.
“Jemi duke punuar që stadiumet të kenë rrethoja , dhe anëtarët e sigurimit të jenë më të fortë. Jam kundër ndalimit të udhëtimit për tifozëritë mysafire”, ka thënë ndër të tjerash Salvini.
Kujtojmë që në ndeshjen Inter – Napoli një tifoz humbi jetën si pasojë e lëndimeve.