Po mungon tek PSG, por shikoni ҫfarë është duke bërë Neymari

10:39 | 03 Mars 2019

Neymari është lënduar, por duket se kjo gjë nuk po i pengon shumë.

Neymar po i mungon skuadrës së Paris Saint Germain për më shumë se një muaj, si pasojë e një lëndimi në këmbë.

Braziliani e kishte të pamundur ta ndihmonte skuadrën e tij edhe në Ligën e Kampionëve, kundër Mancehster United, por po kalon një kohë të mirë në vendlindjen e tij.

Neymar ka praktikuar ‘nxitësin e turmës’ në një karnaval të mbajtur në Brazil.

Tuchel kishte thënë se është koha që Neymar të kthehet në Paris, por braziliani kaloi mbrëmë një kohë të mirë në Salvador, Bahaia, në lindje të Brazilit, në një karnaval.

Ai u pa afër një biondine të bukur, dhe nën mbrojtjen e katër “bodyguardëve”. Më poshtë lajmi.net ua përcjell fotografitë ku shihet Neymar duke festuar.

Komento: