
Antonio Conte ka gjasa të mëdha ta marrë drejtimin e skuadrës së Arsenalit gjatë këtij muaji.
Bëhet e ditur se krerët e Arsenalit tashmë kanë kontaktuar Conten dhe kanë nisur negociatat për arritjen e marrëveshjes.

Conte te Arsenali do ta zëvendësonte Mikel Artetan, i cili këtë edicion ka pasur një start të dobët duke regjistruar tri humbje në po aq ndeshje të zhvilluara deri më tani në Premier League.
Te Arsenali, po e shohin Conten si trajnerin e duhur për ngritjen e ekipit dhe po shpresojnë që italiani të bindet nga projekti i klubit.
Conte, aktualisht është i papunë pasi u largua në fund të ediciont të shkuar nga Interi, ekip me të cilin e fitoi titullin e kampionit. Conte ka fituar tituj edhe me Chelsean e Juventusin.