Po ndodh befasia e vitit, ja cilën fanellë pritet ta vesh sezonin e ri Sancho

12:42 | 15 Qershor 2020

Është ndër lojtarët me të kërkuar për momentin.

Jadon Sancho mund të kthehet te Manchester City. Ylli anglez po kërkohet nga shumë skuadra, por Sancho, mund të kthehet të ish-skuadra e tij, Manchester City.

Sipas të përditshmes ‘The Sun’, Dortmundi është në pritje të ofertave për lojtarin. Sancho është lidhur me një rikthim në Premier Leagueë, me Manchester Unitedin dhe Liverpoolin që kanë shprehur interesim. Së fundmi, mediat angleze kanë përmendur edhe ‘Etihad Stadium’ si një destinacion për reprezentuesin e Anglisë.

Sancho u largua nga Manchester City në vitin 2017 duke iu bashkuar Dortmundit për rreth 10 milionë euro.

Komento: