Po ndodh “çmenduria”, Neymar te Juventus!

22:59 | 23 Korrik 2019

Juventusi do të bëjë gjithçka për ta transferuar Neymarin.

Gjiganti i Serie A raportohet se është duke përgatitur një mega ofertë për Paris Saint-Germain, për ta transferuars gjatë kësaj vere Neymar.

Sipas Mundo Deportivo, Juve tashmë është duke e përgatitur këtë ofertë për brazilianin, madje për shërbimet e tij ata do të japin edhe Paulo Dybala dhe Blaise Matuidi.

Për këtë ofertë thuhet se është caktuar një takim me Pini Zahavi nga PSG në Paris këto ditë.

Drejtori sportiv i Juves, Fabio Paraitici është kthyer në tali pas ndeshjes miqësore parasezonale me Spurs, kurse Neymar tashmë ka shprehur dëshirën e tij për t’u larguar nga PSG.

Komento: