Real Madrid ia rrëmben mesfushorin e PSG-së, Adrien Rabiotin nga dora Barcelonës.
Adrien Rabiot ishte shumë afër të kalonte te Barcelona në afatin e janarit.
Adrien Rabiot kishte arritur marrëveshje personale me Barcelonën, por PSG nuk e lejoi largimin e tij nën shumën e 20 milionë eurove.
Tani, mesfushori francez duket se ka një marrëveshje të re, por jo me katalonasit, përcjell lajmi.net nga AS.
Real Madrid është shumë afër ta kompletoj transferimin e Rabiot, gjersa ky i fundit kërkon 10 milionë euro pagë në sezon.
Madrilenët thuhet se janë në negociata për një pagë më të vogël, duke përfshirë edhe bonuset.