Po ndodh një gjë e papritur në skuadrën e Real Madridit.
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane dëshiron të ndërtojë një skuadër të fortë për sezonin e ardhshëm dhe francezi pritet ta fillojë nga largimet që do të bëjë në ekip.
Janë plotë 11 futbollistë që pritet të largohen nga ekipi “madrilen”, për të kaluar në një skuadër tjetër.
Sipas asaj që shkruan “Sport”, emrat e futbollistëve që pritet të largohen, janë:Hames Rodrigez, Luka Modriç, Marselo, Lukas Vaskez, Mariano Diaz, Brahim Diaz, Alvaro Odriozola, Luka Joviç, Garet Bejll, Alfonso Areola dhe Militao.
Këta futbollistë nuk janë në planet e Zidane për sezonin e ardhshëm.
Ndërsa i njëjti ka kërkuar largimin e tyre, për të afruar futbollistë të tjerë, me të cilët do të përforconte skuadrën për sezonin e ardhshëm.