Po ndodh e papritura: Ylli i Milan kalon tek Juventus

16:39 | 11 Nëntor 2021

Fillojnë negociatat: Ylli i Milan kalon tek Juventus.

Massimiliano Allegri ka dhënë dritën e gjelbërt për të filluar bisedimet.

Bëhet fjalë për Alessio Romagnolin i cili nuk ka arritur një marrëveshje me Milanin për rinovimin e kontratës që i skadon në verën e ardhshme.

Siç raporton Calciomercato, skuadra e Juventusit është duke e ndjekur nga afër situatën nëpër të cilën po kalon kapiteni i Rossonerëve.

Ka zëra që thonë se Milan nuk ka raporte të mira me agjentin e tij Mino Raiola dhe pikërisht këtë situatë po kërkon ta shfrytëzojë Zonja e Vjetër.

Juventus ka qenë e interesuar për qendërmbrojtësin qysh prej kohës kur ishte tek skuadra e Romës mirëpo atëherë Rossonerët triumfuan në merkato.

Komento: