Barcelona e Juventus nisin bisedimet.
Nga Italia vjen lajmi për një shkëmbim të bujshëm mes dy ekipeve “big” në Europë, Juventusit dhe Barcelonës.
Gazetari i “sportmediaset”, Marco Barzagli, ka konfirmuar se bardhezinjtë dhe katalanasit kanë nisur nga puna për të realizuar shkëmbimin “kokë më kokë” mes Paulo Dybala dhe Philippe Coutinho.
Dybala do të linte kështu Serinë A për të luajtur me katalanasit në La Liga, ndërsa braziliani Coutinho do të udhëtonte në sensin e kundërt (në Serinë A është aktivizuar më parë me Interin). Për të dy futbollistët ky do të ishte një shkëmbim që mund të ndryshojë karrierën e tyre.
Si Dybala ashtu dhe Coutinho nuk aktivizohen shumë në ekipet e tyre dhe shpesh është përfolur se do të ndryshojnë skuadër. Juventusi ka kohë që e përdor sulmuesin argjentinas si një kartë për ta shkëmbyer me një lojtar tjetër. Ndërsa për Coutinho është përfolur se mund të rikthehet në Premier League. Gjithsesi, ky shkëmbim do të ishte vërtet një surprizë e merkatos së verës.