Napoli dhe Juventus negociojnë shkëmbimin e madh.
Juventus dëshiron shërbimet e sulmuesit të Napoli, Arkadiusz Milik, por për kartonin e tij, ata duhet të japin diçka nga fondi i lojtarëve të tyre.
Sipas raportimeve të medieve italiane, tashmë kanë nisur negociatat për një shkëmbim të mundshëm.
Federico Bernardeschi është lojtari që pëlqehet nga Napoli dhe po kërkohet në shkëmbim të Milik.
Italiani së fundmi ka gjetur hapësira në formacionin e Maurizio Sarri dhe mundësitë janë që ai të mos pranojë kalimin te napolitanët.
Mbetet të shihet nëse do të finalizohet ndonjë marrëveshje e mundshme për shkëmbimim Milik – Bernardeschi.