Po ndodh shkëmbimi i madh: Sanches bëhet Rosoner, ndërsa ylli i Milanit te PSG

14:48 | 22 December 2022

Klubi italian Milan dhe PSG kanë gati shkëmbimin spektakolar.

Klubet e mëdha të Europës nuk shqetësohen vetëm për rezultatet e fushës, por edhe për merkaton e dimrit dhe atë të verës.

Mes skuadrave më aktive është padyshim PSG, me drejtuesit që kanë piketuar përforcimin e parë për merkaton e janarit.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se PSG ka gjetur zgjidhjen për mbrojtjen te Milani, pasiqë Skriniar është pranë rinovimit me Interin.

Sipas Calcio Mercato, PSG synon transferimin e Fikayo Tomorit në merkaton e janarit dhe Parisienët madje kanë gati ofertën tunduese për Milanin.

PSG do tia ofrojë Milanit kartonin e Renato Sanches dhe 20 milionë euro në këmbim të Tomorit.

Sanches ishte pranë transferimit te Milani verën e shkuar, por në fund përfundoi te PSG, mirëpo nuk po arrin ta gjejë formën e duhur në Parkun e Princave dhe drejtuesit janë të gatshëm ta sakrifikojnë atë.

Calcio Mercato, shkruan se te Milan janë të hapur për këtë operacion dhe se bisedimet pritet të fillojnë së shpejti.

Komento: