Po ndodh transferi i madh: Memphis Depay në Serie A

10:28 | 19 Dhjetor 2020

Gati transferimi i verës, Memphis Depay transferohet në Serie A.

Sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay do të jetë lojtari më i kërkuar verën e ardhshme, pasiqë i skadon kontrata në fund të sezonit.

Interesim për holandezin ka shfaqur Barcelona, mirëpo gazetari i njohur Luca Momblano raporton se Depay do ta vazhdojë karrierën te Juventusi.

Biankonerët kanë bindur 26-vjeçarin që tiu bashkohet atyre në fund të sezonit. Depay ka shënuar 7 gola këtë sezon dhe do të jetë një përforcim i madh për Juventusin.

Komento: