PO PO! Icardi në Juventus, por me një kusht

15:30 | 17 Korrik 2019

Mauro Icardi,është afër largimit nga Interit dhe objektivi i tij është të bashkohet me Juventusin.

Megjithatë, sulmuesi nuk ka ndërmend të presë përgjithmonë për Bianconerët dhe i ka dhënë Fabio Paratici një afat, përcjell ORAinfo.

Sipas Sportmediaset, Icardi i ka thënë Juventusit se do të presë deri më 10 gusht ose tjetër do të fillojë negociatat me Napoli.

Juventusi mbetet zgjedhja e tij e parë, por Partenopei paraqet një alternativë interesante dhe lojtari nuk do të donte të kalonte një vit në stendat e San Siros./ORAinfo/

Komento: