
Lionel Messi ka marrë një ofertë zyrtare dyvjeçare nga Paris Saint-Germain.
Klubi francez i ka ofruar Messit një marrëveshje fillestare dyvjeçare, që mendohet të jetë me vlerë 25 milionë funte në vit pas taksës, dhe fituesi gjashtë herë i Topit të Artë dhe përfaqësuesit e tij tani po e shqyrtojnë dhe po e konsiderojnë me kujdes këtë ofertë, përcjell ORAinfo.
Messi gjithashtu ka dy opsione të tjera të mundshme pas largimit nga Barcelona, por PSG mbetet favorit për të nënshkruar me të.
Reprezentuesi argjentinas ka folur drejtpërdrejt me trajnerin e PSG -së Mauricio Pochettino këtë javë për të lëvizur në kryeqytetin francez.