Pochettino mund të përfundojë si trajner i Juventusit.
Mauricio Pochettino i Tottenham vazhdon të japë shenja dhe mesazhe për një largim të mundshëm në fund të sezonit dhe shumë klube në të gjithë Evropën po e monitorojnë situatën e tij me interes të veçantë, përcjell ORAinfo.
Siç raportohet nga Corriere dello Sport, Juventusi vlerëson menaxherin argjentinas, por ka një konkurrencë të fortë nga Manchester United, pavarësisht që Djajtë e Kuq që konfirmuan Solskjaer më parë këtë sezon si trajner të parë të tyre./ORAinfo/