Po priste që për pak muaj të bëhej baba, Vali Corleone merr lajmin më të dhimbshëm në jetë – Anita s’do ta përballojë

20:59 | 23 Shtator 2026

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Princ Valentino Corleones, i cili është dënuar me një vit burgim me kusht dhe 4 mijë euro gjobë, lidhur me rastin për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Vendimi është marrë pasi vepra penale për të cilën ai ishte akuzuar është ricilësuar nga gjykata në “posedim paautorizuar të narkotikëve”.

Sipas aktakuzës, Corleone fillimisht akuzohej për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktgjykimi është shpallur të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Agim Kuçi, së bashku me anëtarët e trupit gjykues, Gent Beka dhe Adnan Kamberi.

Me vendimin e gjykatës, Corleone është dënuar me një vit burgim, mirëpo ky dënim nuk do të ekzekutohet menjëherë.

Gjykata ka caktuar një periudhë verifikuese prej dy vitesh, e cila nis nga dita kur aktgjykimi bëhet i plotfuqishëm. Nëse gjatë kësaj periudhe ai nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale, dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet.

Përveç dënimit me burgim me kusht, gjykata ka shqiptuar ndaj tij edhe një gjobë në vlerë prej 4 mijë eurosh.

Kjo shumë duhet të paguhet brenda 90 ditësh, pasi aktgjykimi të marrë formën e prerë.

Gjykata ka përcaktuar gjithashtu edhe mënyrën e ekzekutimit të dënimit në rast se gjoba nuk paguhet.

Sipas vendimit, nëse 4 mijë eurot nuk paguhen brenda afatit të përcaktuar, dënimi me gjobë mund të zëvendësohet me dënim me burgim, ku një ditë burgim llogaritet me 20 euro të gjobës.

Rasti ndaj Corleones kishte të bënte me akuzat për narkotikë, ndërsa gjatë procedurës gjyqësore vepra për të cilën ai ishte ndjekur penalisht është ricilësuar.

Kështu, nga akuza fillestare për “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar” të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, gjykata e ka dënuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë është bërë publik të mërkurën, ndërsa ekzekutimi i dënimeve të përcaktuara në aktgjykim lidhet me plotfuqishmërinë e tij dhe afatet e përcaktuara nga gjykata.

Corleone, i njohur për publikun edhe për paraqitjet e tij në media dhe në rrjetet sociale, tashmë është përballur me një vendim gjyqësor në këtë rast, ndërsa mbetet për t’u parë nëse ndaj aktgjykimit do të ketë ankesë nga palët dhe nëse vendimi do të marrë formën e prerë./ORAinfo/

Komento: