Po rikthehet Antonio Conte në futboll – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Po rikthehet Antonio Conte në futboll

09:13 | 31 Janar 2019

Duket se Antonio Conte e ka ndërmend të rikthehet në botën e futbollit.

Ai ka bërë të ditur se ai e dëshiron rikthimin në futboll, pas një viti pushim.

Trajneri italian ishte në ndeshjen e Kupës së Italisë në mes të Atalantas dhe Juventusit, ndërsa ka thënë se ai është duke e kërkuar destinacionin e radhës.

“Jam mirë, shumë mirë. Mua më mungon terreni i trajnimit, por kam vendosur të pushoj për këtë vit”, tha Conte.

“Jam shumë i relaksuar dhe duke pritur destinacionin tjetër.

“Unë shkova për të parë Atalantan kundër Juventusit , ndërsa unë fluturova nga Londra në Milano për të marrë pjesë në ndeshje. Unë nuk kam marrë asnjë ofertë nga klubet italiane.”, ka shtuar më tej trajneri italian.

Komento: