Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të dashura për publikun tonë.
Ajo u bë e njohur si “Saranda” në serialin vendor “Kafeneja jonë”, shkruan ORAinfo.
Ky ishte seriali që mori zemrat e publikut dhe akoma vazhdon të jetë i dëshiruar.
Duket se dëshira e publikut do të plotësohet dhe seriali do të rikthehet.
Të paktën kështu ka thënë aktorja Teuta Krasniqi përmes një postimi në Instagram./ORAinfo/