Po rikthehet Milani i madh, barazon rekordin 56-vjeçar

10:19 | 23 Tetor 2020

Milani ka arritur rekordin 56-vjeçar të klubit me fitoren në Europa League.

Shtatë herë kampioni i Evropës e nisi me këmbë të mbarë edhe në Europa League, duke e mposhtur 3-1 skuadrën e Celtic Glasgoëut.

Kuqezinjtë tani kanë shënuar dy e më shumë gola në 10 ndeshje më radhë për herë të parë që nga viti 1964, duke vazhduar formën mbresëlënëse edhe në sezonin 2020/21.

Të besuarit e Stefano Piolit tashmë kanë shkuar në katër fitore me radhë në Serie A dhe sfidën e radhës përballen me Romën, të hënën.

Milani më pas do të kthehet në aksion në Europa League tri ditë më vonë, derisa në vikend do të takohet në Serie A me Hellas Verona.

Komento: