Po rikthehet Milani i madh, siguron goditjen e pestë në merkato

16:31 | 17 July 2023

Marrëveshja është arritur, Milan siguron goditjen e pestë në merkato.

Rosonerët nuk kanë të ndalur.

Milan i presidencës së RedBird po bëhet gjithnjë e më shumë amerikan. Pasi kanë sjellë në Milanello mesfushorin Christian Pulisic, skuadra kuqezi është pranë finalizimit të një tjetër mesfushori amerikan.Bëhet fjalë për 21-vjeçarin Yunus Musah, që luan në La Liga me Valencia.

Një lojtar që ka 4 pasaporta (amerikane, italiane, angleze dhe ganeze), ndaj mund të luajë pa probleme në Serie A. Sipas “Gazzetta Dello Sport” një mesfushor i përshtatshëm për skemat e trajnerit Stefano Pioli, që tashmë ka emra të rinj në atë repart (erdhën edhe Loftus-Cheek e Reijnders).

Musah ka një kontratë deri në vitin 2026 me Valencia dhe kushton rreth 20 milionë euro. Lojtari luan prej 3 sezonesh në La Liga, një mesfushor shkatërrues e agresiv, që nuk shënon shumë por ka forcë fizike. Drejtuesit e Milan do të takojnë ata të Valencia këtë javë për të mbyllur marrëveshjen.

Klubi spanjoll kërkon 25 milionë euro, ndërsa Milan ka ofruar 13 milionë plus 4 bonus, por mund të shkojnë deri në 20 milionë për të mbyllur marrëveshjen. Ndërsa vetë Yunus Musah do të përfitojë 2 milionë euro në sezon. Te Milan janë optimist teksa edhe vetë lojtari është shprehur dakord për transferimin.

Komento: