Po rikthehet tek Barcelona, kjo është shuma që do të fitoi Neymar

09:33 | 23 Qershor 2019

Po përflitet shumë për një rikthim të munshëm të Neymarit tek Barcelona.

Lojtari brazilian raportohet të jetë i pakënaqur në Paris, dhe si pasojë duket se po kërkon me çdo kusht të kthehet në ‘Camp Nou’.

Edhe skuadra e Barcelonës ka shfaqur interesim që të kryej këtë lëvizje të madhe, por sigurisht se do të duhet të heq dorë nga një ose më shumë yje të skuadrës.

Gjithsesi, në rast se një gjë e tillë ndodh dhe Neymar kthehet tek Barcelona, ai do të duhet të heq dorë nga një pjesë e mirë e pagës së tij.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Neymar do të fitonte shumën e njëjtë që fitonte tek Barca, para se të largohej.

Aktualisht lojtari brazilian përfiton rreth 36 milionë euro tek PSG, por ai do të duhej të zbriste në 22 milionë për të bartur fanellën ‘Blaugrana’.
Sipas disa raportimeve, thuhet se lojtari do të pajtohej në këto kushte personale, vetëm që të kthehet në ‘Camp Nou’.

Mbetet të shihet nëse një gjë e tillë do të realizohet ose këto do të mbesin vetëm thashetheme.

Komento: