Po shijon luksin që ia ka ofruar jeta, por Afërdita ka dhënë një lajm për fansat

09:36 | 10 Qershor 2019

Ka kohë që nuk e kemi parë me një projekt të ri. Pas disa viteve pa projekte muzikore, ajo ka vendosur të rikthehet.

Bëhet fjalë për modelen-këngëtaren Afërdita Dreshaj, e cila ka vendosur të kthehet në muzikë.

Për projektin e saj të ri po përkujdeset producenti Elgit Doda dhe këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes opsionit pyetje/përgjigje në llogarinë e saj në Instagram.

“Shpejt, shumë shpejt. Elgit Doda është duke e bërë një hit”, ka shkruar ajo si përgjigje për pyetjen që mori.

Afërdita nuk dha detaje të tjera megjithatë, fansat e saj do ta shohin së shpejti në ekran.

Komento: