Po shkëlqen me Allegrin, Barcelona po e transferon yllin e Milanit për 60 milionë

08:29 | 10 Tetor 2025

Barcelona për shopping te Milani.

Massimiliano Allegri e ka transformuar skuadrën e Milanit këtë sezon dhe falë paraqitjeve të mira yjet e Rosonerëve kanë përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian.

Njëri lojtar që po impresionon me paraqitjet e tij është edhe Strahinja Pavlovic, i cili është bërë titullar i padiskutueshëm në skuadrën e Allegrit.

Gazetari i njohur turk për transferime Ekrem Konur, ka lëshuar një lajm të bujshëm duke raportuar se Barcelona ka shfaqur interesim për Pavlovic.

Milan e transferoi mbrojtësin serb për 18 milionë euro dhe i ka vendosur atij një çmim prej 60 milionë eurove.

Komento: