Dominik Livakovic është në radarin e Bayern Munich.
Pas lëndimit të Manuel Neuer që do ta mbajë atë jashtë fushës për pjesën e mbetur të sezonit, ‘bavarezët’ kërkojnë zëvendësues për gjermanin.
Sipas së përditshmes gjermane ‘Kicker’, është heroi kroat Livakovic që po shihet si i denjë për portën e gjigantit të Bundesligës, transmeton lajmi.
Livakovic ka kontratë me Dinamo Zagreb deri në vitin 2024.
Mbetet të shihet nëse do ndodh një lëvizje e tij në ‘Allianz Arena’.