Skuadra e Barcelonës ka shprehur interesim për mesfushorin defensiv të Marokut, Azzedine Ounahi ka raportuar të hënën “Mundo Deportivo”.
Ounahi ka impresionuar me paraqitjet e tij në Kupën e Botës “Katari 2022” dhe Barcelona po synon transferimin e tij në afatin kalimtar të janarit.
Për Ounahin, i cili ka qenë i pazëvendësueshëm te Maroku që ka arritur deri në gjysmëfinale të turneut të Katarit, Barcelona është e gatshme të ofrojë mbi 10 milionë euro. 22-vjeçari vitin e shkuar iu bashkua Angersit, ekip që zë vendin e fundit në kampionatin francez dhe ka kontratë deri në vitin 2022.
Në 15 paraqitje për Marokutn, Ounahi ka shënuar edhe dy gola.