
Drejtuesit e skuadrës së Milanit janë të kënaqur me paraqitjet e sulmuesit të Kroacisë, Ante Rebiq.
Dëshira e italianëve është që ta mbajnë edhe më gjatë pjesë të tyre duke insistuar në blerjen e tij nga skuadra e Eintracht Frankfurtit.

Futbollisti 26-vjeçar është huazuar te skuadra kuqezi nga ekipi gjerman deri në fund të këtij edicioni.
Ai në 12 paraqitje, këtë edicion me fanellën e Milanit ka shënuar katër gola, derisa me Eintracht Franbkfurtin ka kontratë deri në verën e vitit 2021.
Vlera e futbollistit kroat në treg është 30 milionë euro, shumë të cilën Milani është i gatshëm ta paguajë.