Po shkëlqen në Serie A, talenti i madh kërkon t’i bashkohet Milanit

13:57 | 18 Nëntor 2020

Pobega del hapur: Dua të kthehem te Milani.

Një nga zbulimet dhe surprizat e këtij sezoni në Serinë A është Tommaso Pobega.

Mesfushori i ri 21-vjeçar po bën mjaft mirë me Spezian këtë vit, ndërkohë që shkëlqeu edhe me Shpresat e Italisë në eliminatoret e Europianit.

Për të ardhmen vetë lojtari i ka idetë e qarta, teksa thekson se dëshiron të rikthehet te Milani, që zotëron kartonin e tij, dhe të luajë shanset për një vend në formacion.

Edhe pse e pranoi se ka bërë tifo për Juventusin, Pobega tha se e shikon veten te Milani për të bërë hapin e madh të karrierës dhe për t’u konfirmuar ndoshta edhe në kombëtaren A.

Komento: