Ylli Kosova, Milot Rashica është duke shkëlqyer këtë sezonë në Bundesligë.
Milot Rashica po shkëlqen me fanellën e Werder Bremenit, derisa për yllin kosovar tani ka shprehur interesim edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich
Prestigjiozia britanike “Daily Mirror” ka raportuar sot se Bayern Munich dhe Crystal Palace janë dy klube shumë të interesuar për shërbimet e Milot Rashicsë, transmeton Periskopi.
Ylli nga Vushtrria po përjeton momente të mrekullueshme me Werderin në Bundesligë ku është shndërruar në lojtarin kyç të skuadrës.
22 vjeçari ka shënuar 8 gola dhe 3 asiste në Bundelisgë këtë sezon, derisa ai gjithashtu ka realizuar edhe në Kupën e Gjermanisë ndaj Dortmundit dhe Bayernit.
E goli i shënuar kundër bavarezëve ishte kryevepër pasi Rashica mori topin në mes të fushës dribloi për mrekulli Hummelsin dhe më pas dërgoi topin në rrjetë.
Si duket paraqitja e mirë e treguar në ndeshjen kundër Bayernit ka bërë që gjiganti gjerman të interesohet për shërbimet e ‘Raketës’.
https://www.youtube.com/watch?v=PtbU-coiYl8