Po shkëlqen të Laipzigu, Manchester United ofron një ‘mal me para’ për Nkuku

16:51 | 06 Mars 2022

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, synon të rekrutojë një nga ish-lojtarët e tij për të përforcuar fazën e sulmit te skuadra angleze.

Rangnick thuhet se është i etur që të transferojë Christopher Nkunkun, i cili është duke kaluar një sezon të shkëlqyeshëm te Leipzigu.

24-vjeçari gjatë këtij sezoni ka shënuar 25 gola dhe ka shtuar 13 asistime.

Sipas “Daily Star”, Rangnick dëshiron të shtojë francezin në listën e transferimeve te United, pasi nga ta priten të largohen disa lojtarë.

Trajneri gjerman beson se te “Djajtë e Kuq” duhet të sjellë pak gjak të ri në sulmin e tyre. Klubi anglez thuhet se është i gatshëm të ofrojë 75 milionë euro për sulmuesin e Leipzigut.

Nkunku ka kontratë të vlefshme me klubin gjerman deri më 30 qershor 2024.

Komento: