Kandidati për depuetet nga rradhët e PDK-së, Ferat Shala i ftuar në emisionin “Raport” me Naim Sadikun ka kritikuar punën e Qeverisë Kurti gjatë katër viteve.
Ai tha se ‘kryeministri Kurti është duke shkuar në shtëpi, sepse nuk i ka sjellë asgjë këtij vendi’, raporton Gazeta10.
“Qeveria aktuale po e përmbyll mandatin e tyre dhe po shkon në shtëpi, sepse në esencë nuk i solli asgjë Kosovës, as në kutpimin social, ekonomik, por as atë politik, për më keq e vështirësoi jetën e qytetarëve, e izoloi vendin nga partnerët ndërkombëtar”, tha ai në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10