Po shkonte ta falte namazin, privohet nga jeta 16 vjeçarin

11:53 | 01 June 2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur afër xhamisë Mesxhid-I Aksa.

Një fëmijë 16-vjeçar ka humbur jetën si dhe një person tjetër është plagosur, si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite, teksa tentonte të kalonte “Murin e Ndarjes” për të falur namazin e xhumasë në Mesxhid-i Aksa.

Sipas njoftimit të bërë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr ndaj dy palestinezëve të moshës 16 dhe 21 vjeç, të cilët ishin duke përpjekur që ta kalojnë Murin e Ndarjes në jug të Bregut të pushtuar Perëndimor.

Palestinezi 16 vjeçar ka vdekur si pasojë e të shtënave, ndërsa i riu tjetër ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Komento: