“Po ta kishim Kurtin në dialog nga 2011 ndryshe do të ishte, por koha nuk kthehet prapa”

22:45 | 01 Nëntor 2023
“po-ta-kishim-kurtin-ne-dialog-nga-2011-ndryshe-do-te-ishte,-por-koha-nuk-kthehet-prapa”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Andnan Rrustemi tha në “Pressing” në T7 se do të donte që Albin Kurti ta udhëhiqte dialogun që nga viti 2011, por kjo tha është e pamundur sepse koha nuk kthehet.

Sipas tij, po të ishte Kurti kryenegociator nga ajo kohë, vendi nuk do të kishte marrëveshje të dëmshme.

“Unë e thash nuk kam asnjë dilemë, Vetëvendosja është në betejën politike në një pozicion tjetër në rrethana tjera, e me mjete tjera. Do të doja po të ishte e mundur, sepse Vetëvendosja ka bërë politikë intensive edhe të proceseve tjera politike. Do të doja, që z.Kurti të ishte negociator në emër të Kosovës që në vitin 2011, unë jam i bindur që sot nuk do të ishim në situatën në çfarë jemi dhe nuk do të kishim shumë procese që kanë ndodhë. Nuk do ta kishim 2013-ën nuk do ta kishim 2015-ën, nuk do të kishim shumë marrëveshje që kanë ndodhë të dëmshme për procese të brendshme, por kjo është e pamundur, koha nuk kthehet, Kurtin smundemi me kthy kryenegociator në vitin 2011”, tha ai në Pressing.

Komento: