Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e shpërthimit të mjeteve piroteknike në një pikë-shitje në rrugën “Ahmet Prishtina” në Prizren me 31 dhjetor.
Por njëri nga të lënduarit Abdurrahman Memaj, i cili kishte pësuar lëndime të rënda trupore natën e 31 dhjetorit ishte trajtuar në QKUK deri me 6 dhjetor dhe pastaj ishte nisur për trajtim të mëtutjeshëm në Turqi.
Memaj i cili tash e sa ditë po trajtohej në Turqi, ka ndërruar jetë.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.
“ Po personi i cili kishte pësuar lëndime nga shpërthimi I fishekzjarreve në Prizren, ka ndërruar jetë në Turqi”, ka thënë Veseli.