Po trajtohen 3 presona në QKUK me dyshimet për koronavirus, njëri nga ta është nga Kina

10:56 | 26 Shkurt 2020

Tre persona po trajtohen në QKUK me dyshimet për koronavirus, njëri nga ta është nga Kina.

Në Klinikën Infektive të QKUK’së është shtrirë një person me origjinë nga Kina i cili po dyshohet se është prekur nga koronavirusi i ri Covid-19. Sipas mjekëve, pacienti nuk ka simptoma të theksuara të sëmundjes që ka origjinën nga vendi i tij Kina, por pas dyshimeve dhe shqetësimeve që ka pasur është paraqitur në Klinikën Infektive. Ndërkohë edhe dy persona të tjerë janë të shtrirë në Infektiven e QKUK’së me dyshimet pë koronë

Për lajmin janë deklaruar edhe nga Qendra Klnike dhe Universitare e Kosovës. Ata kanë thënë se tashmë tre persona janë në monitorim dhe të njejtëve u janë marrë mostrat për analiza.

Rezultatet pritet të dalin së shpejti.

“Një shtetas kinez 28-vjeçar, një femër 27-vjeçare studente në afërsi të Romës në Piaqenza dhe një burrë 39-vjeçar i punësuar në Milano, u janë marr mostrat dhe pritet rezultati i analizave”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Komento: