“Po, Trump e Meriton Nobelin” shkrimi ku u citua presidentja Osmani, shpërndahet edhe nga Presidenti amerikan

23:26 | 02 Dhjetor 2025
“Po, Trump e Meriton Nobelin” shkrimi ku u citua presidentja Osmani, shpërndahet edhe  nga Presidenti amerikan

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shpërndarë sot në artikull të publikuar në “The Washington Post”, ku shkruhet se ai e meriton Nobelin për Paqe.

Tek arsyet, përmendet ndalja e konflikteve nëpër botë, ku përfshihet edhe parandalimi i një konflikti mes Kosovës dhe Serbisë.

Në shkrim është përmendur edhe deklarata e Presidentes Vjosa Osmani, ku i kishte dhënë merita Trumpit.

Për më tepër, Trump pohon se ai e parandaloi një luftë midis Serbisë dhe Kosovës (Presidentja e Kosovës mbështeti pretendimin e Trump, duke thënë se Serbia po planifikonte të sulmonte Kosovën në maj para se Trump të ndërhynte)”, thuhet në shkrim.

Trump disa herë ka deklaruar se në mesin e luftërave që ka ndalur, është edhe ajo mes Kosovës dhe Serbisë.

Komento: