Po ushqente rosat me nënën, trevjeçari vdes pasi ra në kanal

13:06 | 17 March 2021

Është publikuar fotografia e trevjeçarit i cili vdiq tragjikisht pasi po ushqente rosat me nënën e tij.

Dylan Milsom, 3 vjeç ra në një kanal në Newbury, Berkshire, të shtunën, pak orë para se ai të festonte “Ditën e Nënës” me nënën e tij Shelley Nardini.

36 vjeçarja u përpoq të shpëtonte jetën e djalit të saj të vogël duke u hedhur në ujë, por nuk ia doli. Të dy, nëna dhe djali u dërguan me urgjencë në spital, por Dylan vdiq pak orë më vonë.

Nëna e vogëlushit të ndjerë është lëshuar nga spitali por mbeti e pikëlluar për djalin e saj në “Ditën e Nënës”, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.

Komento: