Po vazhdojnë takimet Ukrainë-Rusi në formatin online

22:06 | 12 March 2022

Takimet mes Rusisë dhe Ukrainës po vazhdojnë.

Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak, bërë me dije se bisedimet me delegacionin e Federatës Ruse po vazhdojnë përmes video-lidhjes.

“Janë krijuar nëngrupe të posaçme të punës. Qëndrimet e Ukrainës janë të përcaktuara nga direktivat e mëparshme”, ka shkruar ai në “Twitter”.

Që prej nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt, delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë janë takuar tri herë në Bjellorusi, ku kanë diskutuar për armëpushim dhe hapjen e korridoreve humanitare.

Edhe pse disa herë janë hapur korridore humanitare, Kievi ka akuzuar Moskën se ka shkelur marrëveshjet e armëpushimit dhe ka sulmuar caqe civile.

Komento: