Vazhdon intervistimi i Kadri Veselit në Hagë.
Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon intervistimi i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.
Tashmë janë bërë dy orë qëkur ai së bashku me avokatin Ben Emmerson janë paraqitur para prokurorit të Dhomave të Specializuara.
Paraqitja e Veselit para Speciales ishte paraparë për 4 dhjetor, por për shkaqe teknike është shtyrë deri sot.
I pari i PDK-së u nis gjatë mesditës së hënë për në Hagë dhe tha se ky është një moment ndërkombëtar për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së popullit të Kosovës.