
Freskohuni edhe këto dy ditë, para nxehtit të madh afrikan.
Të mërkurën dhe të enjten në Kosovë do të mbajë mot i freskët. Kështu ka njoftuar të martën Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Në fushat termike parashihet rritje e lehtë sidomos e vlerave të maksimaleve, ndërsa minimalet mbeten të njëjta me ditët e fundit, duke bërë kështu që netët të jenë të freskëta me temperatura nën mesataren e korrikut”, thuhet në njoftim.
E temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius. Ndërkaq, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-29 gradë celsius