Po vjen vera, ja çfarë temperaturash na presin sot

08:27 | 04 Mars 2019

Sot pritet që në Kosovë të mbaj mot me diell dhe me temperatura të ngritura.

Fushat me presion të lartë atmosferik, të cilat do të jenë prezent gjatë kësaj jave, do të ndikojnë dukshëm në ngritjen e temperaturave maksimale.

Kjo gjendje e qëndrueshme meteorologjike do të vazhdojë gjatë gjithë javës, duke shënuar temperatura mbi vlerat e mesatareve për dekadën e parë të muajit që jemi.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugperëndimi, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Komento: