Mauricio Pochettino në krye të projektit më të madh që ka parë futbolli ndonjëherë.
Ish trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, raportohet të jetë gjithnjë e më afër bankinës së Newcastle United.
Newcastle United janë rrugës për t’u bërë me pronarë të rinj, për t’u shndërruar në mesin e skuadrave të më pasura në Evropë.
Pochettino është përfolur për të marrë drejtimin e skuadrës nga ‘St James Park’, duke udhëhequr garën për të zëvendësuar trajnerin aktual, Steve Bruce, sipas Le10 Sport, përcjell lajmi.
48 vjeçari është i papunë, pasi në fillim të këtij sezoni ishte shkarkuar nga Tottenham pas startit jo të mirë në Premierligë që pati skuadra angleze.
Javën e kaluar, Pochettino tha se ëndrra e tij është që një ditë të rikthehet te Tottenham, për të fituar Premierligën.
Por, rikthimi mund të ndodh edhe më herët në Premierligë për të, por jo te Tottenham, por te Newcastle United.
Newcastle United po kërkon futbollistë të njohur për të forcuar skuadrën, dhe në mesin e tyre është edhe Philippe Coutinho i Barcelonës.