Pochettino flet humbjes nga Reali: Jam i zhgënjyer, ishim skuadër më e mirë në dy ndeshjet

23:33 | 09 Mars 2022

Pochettino: Ishim skuadër më e mirë në dy ndeshjet, jam i zhgënjyer.

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino është deklaruar pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Real Madrid bëri përmbysjen e madhe falë het-trikut të Karim Benzema për t’u kualifikuar në fazën tjetër.

Pas ndeshjes, Pochettino deklaroi se PSG ka qenë skuadër më e mirë në dy ndeshjet dhe që lojtarët janë të zhgënjyer.

“Lojtarët ishin të zemëruar për situatën dhe futbolli ka të bëjë me emocione. Kemi bërë disa gabime. Është vështirë të menaxhosh skuadrën pas kësaj ngjarje. Jam shumë i zhgënjyer dhe zemëruar”.

“Ishim skuadër më e mirë në dy ndeshjet. E tëra ndodhi në 10 minuta. Duke parë mënyrën si pranuam golin e dytë dhe të tretë, nuk kishte asgjë që mund të bëjmë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, PSG tani mbetet të fokusohet në Ligue 1 dhe Kupën e Francës.

Komento: