Pochettino flet për të ardhmen e Mbappes

00:02 | 15 Tetor 2021

E ardhmja e Mbappes ende nuk dihet qartë.

Mauricio Pochettino, mbetet i bindur se Kylian Mbappe mund të bindet që të nënshkruajë një kontratë të re me Paris Saint-Germain,përcjell ORAinfo.

Ai i tha COPE: “Kylian do të marrë vendimin që duhet të marrë dhe klubi do të bëjë gjithçka të mundshme për ta mbajtur atë, sepse ne kemi një nga lojtarët më të mirë në botë në moshën 22 -vjeçare.

“Unë bazona në këtë me faktin se situata është e hapur dhe në të ardhmen gjithçka mund të ndodhë, pozicioni i disa muajve më parë mund të ndryshojë në të ardhmen, PSG si klub sigurisht që ka ambicie dhe aftësi për ta bindur dhe ofruar atij gjërat në mënyrë që ai të qëndrojë dhe të jetë i lumtur, mundësitë që ai mund të ndryshojë mendje “, ka përfunduar Pochettino./ORAinfo/

Komento: