Pochettino i vë kusht Juventusit

09:49 | 13 Maj 2019

Pochettino mund të udhëheqë Juventusin sezonin e ardhshëm.

Menjëherë pasi vendosi në diskutim të ardhmen e tij të Tottenhami, Mauricio Pochettino ka përfunduar nën orbitën e skuadrës së Juventusit. Teksa takimi mes Agnellit dhe Allegri vazhdon të shtyhet, duke lënë gjithçka të hapur në lidhje me strategun që do të drejtojë bardhezinjtë sezonin e ardhshëm.

Pochettino ka shprehur gatishmërinë për të shqyrtuar ofertën e Juventusit, por problemi i madh janë kërkesat shumë të larta. Strategu argjentinas kërkon 20 milionë euro në sezon, ndërkohë që aktualisht ai përfiton 18 milionë euro. Trajneri i City-it, Pep Guardiola mbetet endrra e madhe për kampionët e Italisë.

Strategu i Tottenhamit është profili i duhur për drejtuesit e ekipit torinez. Së bashku në listën që bëhet çdo ditë e më e gjatë janë: Deschamps, Guardiola, Simone Inzaghi dhe Gasperini, ndërkohë që nuk përjashtohet as Maurizio Sarri. Skuadra torineze ka ide të qarta për skuadrën e së ardhmes, ndërkohë që Allegri është duke menduar për një të ardhme në krye të PSG.

Komento: