
Mauricio Pochettino thotë se do të largohet nga PSG-ja
Trajneri Mauricio Pochettino u ka thënë miqve të tij se do të largohet nga PSG-ja në verë, shkruan “Foot Mercato”.
Argjentinasi është përballur me kritika që nga emërimi i tij në kryer të skuadrës franceze në janar të vitit 2021.

Bëhet e ditur se Pochettino është duke u përgatitur që në verë të ndahet me Parisin një vit para se t’i skadojë kontrata.
Pochettino është në mesin e kandidatëve për të marr drejtimin e Manchester Unitedi.
Në Angli, ai ka drejtuar Tottenhamin, skuadër më të cilën arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve ku u mposht nga Liverpooli.